Rama i përgjigjet zyrtarit të CDU-së: Deklarata e mikut të Bashës, zhgënjyese, e nxituar dhe e çbalancuar
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjurparalajmërimit gjerman se do të bllokojnë hapjen e negociatave në rast semazhoranca nuk tërhiqet nga ndryshimet kushtetuese.
Rama tha se deklarata e zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul, ishte zhgënjyese në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i çbalancuar në planin politik.
Sipas tij ai është keqkuptuar pasi ndryshimet kushtetuese nukndalojnë koalicionet.
Rama: Gjermania është një pikë referemi e botës dhe e jona. Deklarimi i djeshëm i Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i çbalancuar në planin politik. Është mik shumë imirë i Lulzim Bashës dhe një mik i mirë edhe i imi personalisht, kam një komunikim të vazhdueshëm me të dhe e çmoj shumë përkushtimin e tij për të ndihmuar në lehtësimin e marrëdhënieve politike në Shqipëri. Çmoj shumë edhe faktin që ai është një mbështetes i palëkundur i vizionit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Ai e çmon shumë marrëveshjen e 5 qershorit por deklarimi i djeshëm nënçmon Kuvendin e Shqipërisë duke e trajtuar si të ishte noter pa të drejtë fjale i një marrëveshje që me patjetër duhet zbatuar. Jemi 100% dakord jo vetëm me fjalë por edhe votën e sotme.
Por ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht për ta ndaluar parlamentin të shkojë përtej saj duke demokratizuar më tej zgjedhjet. Ky është nxitimi në planin institucional. Në planin etik ishte zhgënjyes se nuk mund të flitet me të dëgjuar, natyrisht ai nuk e ka sajuar por e ka dëgjuar se nisma kushtetuese ndalon koalicionet. Është e pavërtetë. Koalicionet as nuk do të ndalohen dhe as nuk mund të ndalohen. Ato duhet dhe do të jenë si në çdo vend të Europës ku partitë kanë lirinë dhe të drejtën të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre si CDU me CSU. Si mund të ndalohet, as na ka shkuar ndërmend. Në planin politik, mban krahun e opozitës jashtëparlamentare dhe nuk ndihmon mirëkuptimin parimor mes të gjitha palëve mbi këtë temë me rëndësi të veçantë.
Rama e bëri të qartë se as Bundestagu dhe as KëshilliEuropian nuk i kanë vendosur kusht Shqipërisë që të lumturojë Lulzim Bashën.
Rama: Më vjen keq që nëdeklarimin e djeshëm flitet deri për vënien në pikëpyetje të perspektivëseuropiane të Shqipërisë, ndërkohë që qoftë Bundestagu, qoftë Këshilli Europiannuk i kanë vënë kusht Shqipërisë të bëjë të lumtur Lulzim Bashën dhe as të bëjëndonjë marrëveshje jashtë parlamentit me partitë që e braktisën atë dhe as tëmarrë pëlqimin e Lulzim Bashës apo të partive jashtëparlamentit për nismat qëparlamentit ndërmerr në cilësinë e ushtruesit të vullnetit të popullitshqiptar. Kanë kërkuar miratimin e një reformë elektorale bazuar nërekomandimet e OSBE-ODIHR. Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të gjykohet mbi bazën e anësive politike apo mbi bazën efjalëve por duhet të gjykohet dhe jam i bindur se kështu do të gjykohet kurmjegulla të jetë shpërndarë mbi bazën e fakteve.
Rama tha se nuk është penduar dhe as nuk pendohet që priti në pafundësi opozitën jashtëparlamentarenë tryezë.
Rama: Bëmë një marrëveshje duke i dhënë gjithça kërkoi, edhe përtej dëshirës sonë. Ne nuk donim që përsëri Shqipëria të mos depolitizonte administratën zgjedhore. Qëllimi ynë ishte depolitizimi i menjëhershëm plotësisht i mundur dhe i dobishëm. Marërveshja u krye dhe ne në dakordësi dhe me miqtë e partnerët e shpërfillëm rekomandimin bazë të OSBE-ODIHR që është depolitizimi i adminisratës zgjedhore. Unë nuk pendohem dhe nuk do të pendohem për këtë. Duhet të gjykojmë mbi produktin dhe për produktin dhe jo për fjalët apo mbi nivelin e pakënaqësive të një aktori politik apo një aktori tjetër politik, kjo është jashtë kornizës së rekomandimeve të kushteve të BE. Është koha që të gjithë të shikojnë faktet, të lënë mënjanë aktorët, pëlqimet, paragjykimet.
Gjykimet e bazuara mbi fjalë apo dezinformacion dhe të shohin faktet. Kuvendi nuk po ndërmerr ndonjë nismë për ti dhënë pushtet të pakufizuar ndokujt, por po u thotë qytetarëve që ju tani do të votoni jo vetëm për partinë por edhe për deputetin dhe deputeten që ju pëlqen. Dhe kjo përbën një arsye që perspektiva europiane e Shqipërisë të errësohet? Nuk besoj. Po heq koalicionet? Jo. Po krijon një kuadër ku koalicionet do të funksionojnë si në çdo vend të Europës dhe jo si një rrapë pas dushkut. Si mund të kemi një sistem ku vetëm në Tiranë kemi 3000 kandidatë mesatarisht. Ku është parë kjo?Nëse ka në këtë nismë diçka që nuk përputhet me standardet jam i gatshëm të dëgjoj se ku.
Por nuk është standard pëlqimi apo mospëlqimi i Lulzim Bashës dhe PD, apo partive të tjera që braktisën kuvendin lidhur me çfarë bën parlamenti, ky nuk hyn në standardet ndërkombëtare si emocion, si argument jo e jo. Kërcënimi që o si themi ne, ose këtu bëhet nami nga partitë jashtëparlamentare nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë. Kërcënimi se po nuk u bë kështu, ne do të bëjmë ashtu dhe pastaj bota do të thotë që këta nuk janë për Europë jo vetëm që nuk funksionon në pikëpamje të politikës së brendshme por në planin kombëtar është një akt i dënueshëm dhe dënimin e jep populli me votë. Jam shumë respektues ndaj të gjithë miqve dhe partnerëve tanë. Por një gjë është e qartë, jo për gjitha mund të mos biem dakord.