50-vjeçarja nga Elbasani dërgohet në spitalin 'Shefqet Ndroqi', dyshohet për Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2020, 13:29
Një 50-vjeçare ngaElbasani është dërguar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Gruaja ka patur probleme me frymëmarrjen duke bërë që mjekët t’i bëjnë fillimisht një ekzaminim të mushkrive, gjë e cila ka bërë që të dyshojnë për koronavirus.
Situata e Covid-19 vijon të jetë e rëndua në vend.
Në 24 orët e fundit u shënuan 4 viktima dhe u regjistruan 85 raste të reja.