Kërcënoi me gjobë 10 mijë euro biznesmenin në Bulqizë

Policia e Bulqizës ka identifikuar autorin e kërcënimit të biznesmenit të ndërtimit Gëzim Balla, Feruzan Shehun.

Ngjarja ka ndodhur me 19 qershor, ku Shehu e kishte kërcënuar biznesmenin për një shumë prej 10 mijë eurosh.

Njoftimi ipolicisë pas ngjarjes
Me datë 19.06.2020, shtetasi G.B, (biznesmen),është paraqitur  në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe kabërë kallzim,  i cili ka deklaruar që është telefonuar dhe kërcënuar përvënie gjobë nga  një shtetas. Falë reagimit në kohë dhe veprimeveprofesionale, Policia identifikoi  shtetasin  F.Sh,  i cilikishte telefonuar dhe kërcënuar shtetasin G.B.

Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit,policia ka shoqëruar biznesmenin  në vendin ku i kishte kërkuar autori qëtë paraqitej. Shtetasi F.Sh, i cili ishte fshehur  rreth 500 metra nëshpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet epolicisë kanë rrethuar zonën dhe  vijon  krehja për  kapjen eautorit.