Nisma kushtetuese, Rama: Reagimi i opozitës parlamentare dhe presidenciale, i papranueshëm
Pas takimit të presidentit Ilir Meta me kryetarin e opozitës Basha në Presidencë dhe mesazheve tëpërcjella nga ai takim, kryeministri i vendit Edi Rama i shoqëruar dhe nganumri dy i PS-së Taulant Balla u bëri të qartë se Kuvendit është sovran dhe mbitë nuk del askush.
Në një deklaratë për mediat, ai dënoi gjuhën e opozitësjashtëparlamentare dhe asaj presidenciale ndaj Parlamentit të Shqipërisë.
Edi Rama: Komisioni i Ligjeve ka votuar fjalëpër fjalë draftin e dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor. Ekemi votuar me shumicë jo me konsensus se opozita joparlamentare refuzon tëpranojë mosdepolitizimin e komisioneve të votimit dhe numërimit çka ështëlëshimi i madh i bërë nga PS jo me hirin e objektivave të vet por pahirin e njënevojë për ta përfshirë opozitën jashtëparlamentare në proces. Ndërkohë djekomisioni i ligjeve i ka hapur rrugë pjesëmarrjes së qytetarëve jo vetëm nëzgjedhjen e partive por edhe dhënien e pëlqimit për deputetën apo deputetin.Jemi në mes të dy palëve si shumicë, kemi konsensus të plotë përt atë që këtopalë më vete duan dhe nuk kemi konsensu për atë që këto dy palë më vete nukduan. Ndërkohë reagimi i opozitës jashtëparlamentare dhe opozitës presidencialendaj kësaj nisme kushtetuese të kuvendit është i papranueshëm qoftë në aspektinetik, politik dhe kombëtar.
As opozita jashtëparlamentare, as opozita presidencialenuk e vlerësojnë dhe as e respektojnë kuvendin e Shqipërisë,parlamentin e vendit por kjo nuk e ndryshon faktin që Kuvendi ështësovran dhe në aspektin etik nuk është e denjë qëKuvendi të sulmohet, anatemohet, të përbuzet, qoftë nga institucioni iPresidentit, dhe këtë e them në radhë të parë se etika institucionale është baza e shkruar në çdo paragraf të parë të kapitullit tëparë të çdo edukate shteti dhe qoftë nga vetë opozita jashtëparlamentare që zgjodhi tëbraktisë Kuvendin, zgjodhi ta zhvleftësojë mevendimin e vet sovran. Mund të zgjedhë ta përbuzë kuvendin por asgjë tjetër nuk mund të bëjë dhe nuk eshlyen nga përgjegjësia që ka lidhur me ata të cilët sot janë deputetë të opozitësnë parlament.
Nuk i kam sjellë unë, as Taulant Balla, nuk i ka sjellë PS, i ka sjellë opozita jashtëparlamentare, ne na mbetet vetëm ta respektojmë çdo deputet të kuvendit në radhët e opozitës. Ne do ta diskutojmë me opozitën parlamentare detajimin e nismës kushtetuese dhe integrimin e saj në kodin zgjedhor pa cënuar asnjë pikë dhe asnjë presje të asaj çka në kodin zgjedhor do të integrohet si frut i marrëveshjes me opozitën jashtëparlamentare. Parlamenti është sovran dhe mbi parlamentin nuk është askush dhe nuk mund të dalë askush. Sot PS, shumica qeverisëse, ka konfirmuar edhe njëherë seriozitetin e plotë në zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me 5 qershor për të cilën falenderoj miqtë dhe partnerët tanë, personalisht ambasadoren e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe për angazhimin dhe lehtësimin e një dialogu të vështirë.
Deklarata vjen pasi mazhoranca votoi në Komisionin e Ligjeve draftin e dakordësuar në 5 qershor me opozitën jashtëparlamentare dhe një ditë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.
Marrëveshja në kosh? Rama, Bashës: Është aty, do bëjmë çmos që ta votojmë me konsensus
Kuvendi me 82 deputetë? Rama: Presidenti nuk është Nastradini, por Presidenca seli e opozitës
Rrëzimi i marrëveshjes rrezikon përplasje me BE? Rama: Jemi shtet sovran
Rama: Nëse do isha Basha do e takoja kryeministrin, duhet të flasim e të diskutojmë