Trafikim droge dhe tentativë vrasje, OFL u kërkon justifikimin e pasurisë 4 të dënuarve

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë 4 të dënuarve në Korçë dhe Kavajë për trafikim narkotikësh dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Justifikimi i pasurisë kërkohet për:

-Jorgo Zguri banues në Korçë,i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-KristiPojani banues në Korçë, i dënuar për  veprën penale “Prodhimi dhe shitja enarkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

-GjergjiZiu banues në Korçë, i dënuar për  veprën penale “Vrasje me paramendim”,mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim;

-BashkimDemrozi banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”,mbetur në tentativë.

Këtaindividë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohenSPAK-ut, për veprime të mëtejshme.