Vodhi banesën e bashkëfshatarit në Lurë, arrestohet në Bathore dibrani

Një56-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Dibrës për vjedhjen e banesës sënjë shtetasi në Lurë është arrestuar në Bathore. Në pranga ka rënë M.V.

"Shërbimet e Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Lurë e Vjetër, një shtetas kishte vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit R. C., organizuan punën dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj vjedhjeje".

Ndërkohëpolicia e Dibrës gjatë kontrollit të banesës në Lurë gjeti dhe sekuestroi njëarmë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe rreth 300 gr lëndë edyshuar narkotike cannabis sativa dhe disa sende të vjedhura në banesën eshtetasit R. C.

Materialetprocedurale do të referohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së ParëDibër, për veprime të mëtejshme.