Aksident në Korçë, përplasen dy makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2020, 11:09
Një aksident rrugor është regjistruar te ura e Fajancës në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme, ku dy makina janë përplasur mes tyre.
Sipas policisë, nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.
Grupi i hetimit në vendgjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
