Operacioni "Domosdova" prangos blerësit e 28.5 kg kanabis

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona në vijim tëoperacionit të “Domosdova”të finalizuar një muaj më parë, si rezultat i tëcilit u vunë në pranga 3 shtetas dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabis

Si rezultat i hetimeve është bërë i mundur identifikimi ishtetasve që ua kishin shitur lëndën narkotike shtetasve të arrestuar gjatëoperacionit.

"Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me DVP Fier, pas një pune të mirorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve: B. G., 46 vjeç dhe G. G., 51 vjeç,   të dy banues në Roskovec".

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkimpolicor shtetasit R. M., 30 vjeç dhe Sh. G., 39 vjeç dhe po punohet për kapjene tyre.

Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë pranëGjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.