“Mesazh” me tritol në Fushë Krujë, eksploziv në derë të shtëpisë së 22-vjeçarit
Një sulm me tritol u shënua në Fushë Krujë. Eksplozivi ishte vendosur në portën e banesës së një 22 vjeçari, për të cilin dyshohet se ishte edhe mesazhi paralajmërues. Vetë i riu ka mohuar të ketë konflikte.
Këto janë pasojat e shpërthimit të një sasie ekspozivi nëportën e familjes Koçja në Fushë Krujë.
Ekspozivi u vendos aty rreth orës 02:15 minuta të mëngjesit,sipas policisë lokale.
Familja në atë kohë ishte në gjumë.
Shpërthimi siç tregojnë pamjet në video ka qenë i fortë dhepër pasojë ka shkaktuar dëme materiale.
Eksplozivi duket se ka qenë një mesazh për djalin 22 vjeçartë familjes, Eraldo Koçja i cili në njoftimin e policisë citohet si pronar ibanesës.
Ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por sipasburimeve ka mohuar të ketë konflikte.
I riu që punon në një servis motorësh, citohet të ketë thënëse nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë autorët.
Konfliktet i kanë mohuar edhe familjarët e tjerë.
Policia në njoftimin paraprak për ngjarjen thotë se ështëduke punuar për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve.
Sulmet me tritol, kanë qenë të vazhdueshme në zonën e FushëKrujës.
Pak ditë më parë, një sasi eksplozivi iu vendos edhe banesës së një 17 vjeçareje që denoncoi 6 persona për shfrytëzim seksual.