Vargu: Nuk janë ulur rastet por testimet, pademia mbaron para zgjedhjeve në SHBA
Shqipëria zbriti sërish në numër dyshifror të infeksioneve me Covid pas rekordit të ditës së hënë me 117 raste tëreja pozitive.
Por për mjekun, Petrit Vargu, situata mbetet e njëjtë dhe ulja e shifrave është fiktive për shkak edhe të reduktimit me 15% të testimeve të kryera.
Vargu: Situata me 117 të sëmurë brenda ditës është vazhdim i trendit ku ndodhemi. Për të ulur panikun, Ministria e Shëndetësisë uli dje numrin e testeve me rreth 15% dhe shifra mezi zbriti nën 100. Asgjë nuk ka ndryshuar, trendi është në rritje, situata është gjithmonë e më e ndërlikuar. Situata e përgjithshme është totalisht jashtë kontrollit.
Vargu tha në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora se aivetë njeh mbi 10 pacientë me Covid që nuk figurojnë fare në raportimet e Ministrisëdhe po trajtohen në shtëpi.
Vargu: Unë njoh mbi 10 pacientë që janë me Covid dhe nuk bëjnë pjesë në hartën e Ministrisë së Shëndetësisë ose ISHP, nuk janë të regjistruar si pacientë me Covid. Kam një familje që janë miqtë e mi, ku nëna, një infermiere e nderuar në QSUT, doli e sëmurë. Gjurmimi në gjithë familjen nuk u bë. Sot nga 5 vetë që ka familja, tre janë të sëmurë me Covid dhe janë të izoluar në shtëpi. Por nuk janë në listën e ISHP, vetëm nëna. Ajo që thuhet se po bëhet me gjurmimin apo identifikimin, janë vetëm fjalë të bukura në media, por në realitet nuk ndodh. Tragjike nuk është se ata po mjekohen në shtëpi, por se po i mjekon një mjek në bazë miqësie, jam mik i familjes së tyre dhe jam dhënë i tëri ashtu si pacientët e tjerë.
Ai foli edhe për simptomat që ata paraqesin.
Vargu: Mbizotëron temperatura, kanë dhimbje koke, dhimbje artikulacionesh. Tani janë në ditën e 4-5. Nganjëherë paraqesin vështirësi në frymëmarrje. Duan kushte spitalore por tani jetojmë në kushtet e një mjekësie artizanale.Njerëzit marrin edhe bombola në shtëpi dhe krijojnë minikushtet e hospitalizimit. Ne i ndjekim me gjithë terapitë e nevojshme që të evitohet rëndimi i situatës.
I pyetur se çfarë duhet të bëhet më shumë nga autoritetet përnjë menaxhim më të mirë të pandemisë, ai shprehet:
Vargu: Çdo gjë që bëhet është më shumë.Nuk po bëhet asgjë. Vetëm Spitali Infektiv po punon. Duhet të hapet spitali Covid 2, jam i sigurtë që mbushet brenda dy ditëve po u hap, është me 140 shtretër, pak më i madh se Infektivi. Po u hap sot brenda javës është totalisht i mbushur. Pastaj duhet të kemi gati spitalin Covid 3.
Rritja e rasteve ka izoluar dhe vendin me botën jashtë dheparashikimi i Vargut nuk është fare optimist.
Vargu: Nëse vazhdojmë kështu ndoshta do të jemi shteti i fundit që do të jemi të izoluar. Shqipëria në krahasim me numrin e testimeve që bën ka shifra shumë të larta. Po bërë dy testime natyrisht që mund të mos dalë asnjë pacient.
Por kur do të çlirohet njerëzimi nga ky makth?
Vargu: Në muajin nëntor dikush do të ketë flamurin e fitores në zgjedhjet amerikane edhe me problemin e vaksinës. Mendoj se Trump do të hedhë në tapetin e kuq të amerikanëve vaksinën dhe do të jetë një ndër motivet që do të fitojë zgjedhjet. Kjo punë mbaron para zgjedhjeve në SHBA dhe atëherë bota do të marrë frymë lirisht. Me gjëra kaq të mëdhaja nuk mendoj se politika nuk është pjesë. Trump po ka hedhur miliarda dollarë për gjetjen e vaksinës. Nëse dy javë përpara zgjedhjeve në Amerikë, Trump do tu japë amerikanëve dhe gjithë botës vaksinën nuk ka pse nuk fiton zgjedhjet dhe e meriton.
Intervista nëstudio me moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu, përgatiti për online BesjanaKuçana