Tempora - Ndihma e Turqisë për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit
Vetëm 3 ditë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit të vitit të shkuar, Turqi ishte vendi i parë që ofroi një ndihmë bujare për vendin tonë.
Ishtevetë presidentit turk Erdogan i cili lajmëroi ndihmën për të prekurit ngatërmeti që la pas dhjetëra viktima, qindra të lënduar dhe shumë dëme materiale.
“Ne do të ndërtojmë 500 banesa nëShqipëri. Kjo është përgjegjësia që na imponon qytetërimi ynë. Vëllezërit turqdo të ndërtojnë për vëllezërit e tyre shqiptarë 500 banesa për të prekurit ngatërmeti. Ne kemi lidhje vëllazërore dhe nuk presim askënd. Me këto banesa ne dotë shtrijmë dorën tonë të ndihmës për ata që janë në një situatë të vështirë nësezonin e dimrit.”
Por vetëm pak ditë pas vendimit të presidentit Erdogan, në dhjetor të vitit tëshkuar ambasadori turk në tiranë Murat Ahmet Yoruk u pyet nga media nëse fondipër rindërtimin e 500 njësive të banimit, i dhuruar nga Turqia, do tëmenaxhohej nga vetë Ankaraja apo ai do i lihej në dorë autoriteteve shqiptare.
Përgjigjaishte mjaft e qartë për të gjithë.
“Siç e ka thënë dhe presidenti iTurqisë Erdogan, i gjithë procesi do të ndiqet deri në fund nga vetë Turqia, qënënkupton edhe ndërtimin në terren.”
Zgjedhja duket mjaft e qartë.
Gjithçkado të jetë në dorë të shtetit turk që nga nisja e deri në përfundimin endërtimit të 500 njësive të banimit, ndërsa është përzgjedhur që projekti tëvendoset në Laç.
Përkëtë qëllim në fillim të janarit ministri turk i Mjedisit dhe UrbanistikësMurat Kurum kërkoi nga autoritetet shqiptare dorëzimin e truallit ku do tezbatohet projekti për rindërtimin.
“Presidenti Erdogan dha porosi për të ndërtuar 500banesa të reja. Jemi këtu në kuadër të këtij procesi dhe derinë fund të Janarit autoritetet shqiptare të na dorëzojnë truallin ku do tëbëhet ndërtimi.”