Tempora - Historia e grushtit të shtetit në Turqi. Pse u sulmuan institucionet?
Aeroplanëtfluturuan ulët mbi Ankara duke prishur qetësinë e natës.. Efekte Në të njëjtënkohë në Stamboll një fraksion i Ushtrisë bllokoi urën e Besforit dhe tanketrrethuan aeroportin Ataturk.
Dhevetëm pak minuta me vonë ushtria dhe policia u përballën me sulme ndërsa aeroplanëthapën zjarr ndaj tyre.
60minuta më pas, kryeministri Turk i konsideroi këto sulme si grusht shteti.
“Tentohet të bëhet një kryengritje.Padyshim se disa persona të cilët I janë larguar zinxhirit të komandësushtarake, janë duke bërë veprime te paligjshme”.
Pasmesnatë nisën sulmet edhe në televizionin publik TRT, aty ku nën kërcënimin earmëve një spikere u detyrua të lexojë deklaratën e grushtit të shtetit.
Reagimii presidentit Erdogan erdhi më shumë se 2 orë e gjysmë pasi kishte nisur sulmindaj pikave më strategjike të shtetit turk, aeroportin ndërkombëtar Ataturk,televizionin shtetëror TRT, televizionin CNN Turk, drejtorinë e përgjithshme tëpolicisë dhe shumë baza ushtarake.
Nëpërmjetplatformës facetime presidentit Erdogan zgjodhi të përcjellë një mesazh tëqartë për popullin e tij.
“E ftoj popullin tonë të dalë nësheshet e qyteteve tona, i ftoj aeroportet tona dhe si një popull i tërë tëmblidhemi nëpër sheshe e aeroporte. Ky grup i vogël le të vijë me tanke dhe metopa para popullit dhe le të bëjë aty atë që ka ndërmend të bëjë. Deri më sot,nuk kam parë fuqi më të madhe se sa fuqia e popullit”.
Edhehoteli Marmaris, ku qëndronte presidenti Erdogan u sulmua. Komandot speciale ufutën dhe qëlluan me armë brenda hotëlit.
Por presidentitErdogan arriti të largohet 15 minuta përpara se forcat speciale të arrinin.
Edhepse orët e para të ditës populli u përgjigj. Qytetarët zbritën në sheshe, nërrugë e morën në mbrojtje institucionet edhe pse një numër i madh e tyre mbetëntë plagosur.
Shumicae qytetarëve dolën në sheshe për të mbrojtur demokracinë, edhe pse jo të gjithëishin mbështetës të flaktë të partisë në pushtet.
Bilanciqe tragjik në përfundim të grushtit të shtetit, ku 241 qytetarë mbetën dëshmorëdhe 2200 veterane.
4bomba drejt parlamentit turk, aty ku dhe opozita u vendos në krah dhe nëmbështetje të Presidentit Erdogan.
Pasdisa orë përplasjes mes qytetarëve civilë, ushtrisë dhe policisë nisën arrestimetmasive të ushtarëve të grushtit të shtetit.
13orë më vonë autoritetet deklaruan e u mund grushti i shtetit.
Ngaautoritetet turrke u deklarua se qëllimi i grushtit të shtetit ishteshkatërrimi i demokracisë dhe rikthimi i sistemit në teokraci, i drejtuar ngaFetullah Gulen, i cili ishte rezident në SHBA.
Dukee konsideruar Fetullah Gulen si trurin e grushtit të shtetit Turqia kërkonekstradimin e tij dhe vënien përballë drejtësisë, ndërsa shpalli lëvizjengulenistë si organizatë terroriste.