Tabaku: Investimet e Ramës janë përralla, janë fatura koncesionesh, inaguron rrugë të nisur në 2013-tën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2020, 22:05
Në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputetjae PD-së Jorida Tabaku tha se investimete qeverisë Rama janë përralla, pasi nuk janë reale, por fatura koncesionesh.
Tabaku:Rreziku më imadh është që nga paaftësisë e qeverisë, nga mbyllja në pandemi, dhe nga ndihmamë e ulur, e taksat e rritura, sot kemi një krizë ekonomike. Konsumi ka rënë me3% nga viti 2005. Ëhstë rritur borxhi.
Investimet e Ramës janë përralla, janë ëndrra. Nuk ka asnjë reale në këto projekte, janë fatura koncesionesh. Është rritur fatura e incenatorëve. Ëhstë rritur fatura e rrugëve që nuk janë duke u ndërtuar.
Rama shkon bën inaugurime qesharake me rrugë që kanë nisur qysh në vitin 2013. Janë investime publike që nuk dihet se nga kanë shkuar paratë.