Manastirliu: 700 mijë lekë gjobë dhe mbyllje aktiviteti në zonat turistike nëse nuk zbatohen masat anticovid
Gjatë seancës së sotme plenare,Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se përmes ndryshimeve tëaktit normativ do të forcohen penalitetet në zonat turistike që nuk zbatojnëmasat anticovid.
Sipas këtij vendimi parashikohet njëgjobë në masën e 700 mijë lekëve të vjetër si dhe në rast përsëritjeparashikohet mbyllja e aktivitetit.
Duke e vënë theksin te rëndësia ezbatimit të masave, Manastirliu e vuri kërkoi mirëkuptimin e biznesit dheqytetarëve.
“Pavarësishtashpërsimit të masave, një gjë është e sigurt, që këto masa të jenë tëvlefshme, varet nga sjellja individuale. Sepse nuk është e mundur që pas çdosubjekti të kemi një inspektor, apo pas çdo personi që është konfirmuarpozitiv, i cili duhet të rrijë i izoluar, të kemi një polic".
Duke theksuar se situata vijon të jetëserioze, Manastirliu është shprehur së qeveria ka marrë masat për përballimin ekësaj epidemie, duke forcuar gjurmimin, testimin dhe kapacitetet spitalore.
“Qeveriapo punon çdo ditë dhe strukturat punojnë çdo ditë për ndërprerjen e zinxhirittë infektimit. Kur përpara pak kohësh inaguruam me kryeministrin Rama spitaline ri dhe shtuam me 100 shtretër kapacitetin për trajtimin e pacientëve meCOVID, atëherë thanë pse po bëhet kjo, virusi iku".
Nëpërmjet ndryshimeve në aktinnormativ, do të vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtarituristike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direktnë përhapjen e infeksionit SARS COV2.