Nick Jonas pendohet për pjesëmarrjen në grupin Jonas Brothers
Në dokumentarin e tij, këngëtari Nick Jonas ka vendosur që të flasë hapur më publikun, e të tregojë të vertetën e grupit Jonas Brothers, pavarësisht se dy anëtarët e tjerë ishin vëllezërit e tij të mëdhenj Joe dhe Kevin.Shkurtimisht dhe qartë, Nick e nis deklaraten duke thënë se pendohej për 7 vitet që qëndroi në atë grup, edhe përse ka qenë Jonas Brothers ai që e bëri të famshëm.Krijuesi i hitit Jealous, flet edhe për vështirësinë e ndarjes së grupit vitin 2013, një grup që shpesh ka kryesuar top listat më të famshme botërore, e që nisi vitin 2005 pranë Joe dhe Kevin."Ka patur disa probleme familjare që padyshim duheshin zgjidhur" thotë Nick, "Megjithatë them se duhet të marr anën pozitive të gjërave. Të them të vërtetën mendoj se zgjedhjet që kam bërë në të kaluarën nuk ishin më të zgjuarat. Ende më mërzit fakti që nga 13-20 vjeç, ngeca në atë grup, ky është pendimi im më i madh"E ndërsa për këtë temë kanë folur edhe më parë vëllezërit e Nick, Kevin tha në intervistën e tij:"Ne kemi qenë me shumë fat. Ishim një bande e cila kishte mundësi të realizonte ture koncertesh, të udhëtonte në botë dhe të bënte muzikën që dëshironte. Mendoj se ajo që kemi marrë si shpërblim ka qenë me të vërtetë fantastike. Por erdhi një moment që na duhej të ndalonim, dhe t`i shihnim gjërat ndryshe"./Oranews.tv/