Polici i jep uniformën e tij fëmijës së humbur në shi, vetë bëhet qull
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2016, 17:26
Një oficer policie është vlerësuar për gjestin e tij human, pasi i dha uniformën e tij një fëmijë të humbur në shi, ndërkohë që vetë u bë qull.Fotot tregojnë momentin e adhurueshëm, se si polici i trafikut nga Jinhua, Kinë mbështjell me mushamanë djalin e vogël i cili nuk po gjente gjyshen.Imazhet e incidentit që ndodhi në 1 qershor janë shpërndarë në rrjetin social kinez Weibo dhe skena ka prekur të gjithë përdoruesit e internetit, raporton People’s Daily Online.Në postim shkruhej se diferenca e gjatësisë së efektivit të policisë dhe fëmijës së vogël e bëntë skenën jashtëzakonisht “të lezetshme”.
/Oranews.tv/