Drake i interesuar pas Hailey Baldwain, modelja e "lë" për Justin Bieber

Shfaqa në publik i reperit Drake me modelen Hailey Baldwin, la shumë për të kuptuar. Por pavarësisht se në fotot që janë publikuar nuk i shohim shumë pranë njëri-tjetrit, teksa sillen si një çift i lumtur, zbulohet me anë të miqve të tyre se reperi është shumë i interesuar për modelen e famshme.Madje ai po bën gjithçka që mundet, vetëm që ta josh Hailey e më në fund ta ketë në krahët e tij.Por zemra do atë që do, dhe Hailey as që e ka mendjen të krijojë një lidhje me Drake, modelja vazhdon të jetë e fiksuar pas Justin Bieber me të cilin qëndroi për dy muaj.Burimi raporton për revistën Us Weekly: "Hailey e tërheq shumë Drake. Që tani e ka mbuluar me dhurata. Ai po përpiqet me të vërtetë shumë. Por Hailey nuk është edhe e fiksuar pas Drake"."Patjeter që asaj i intereson Drake" shton informatori "Por nuk ka ndërmend që të krijojë diçka serioze me të. Thjesht po dalin po argëtohen, dhe këtu mbyllet kapitulli i Drake për Hailey. Në mendjen e asaj vazhdon të jetë sërish Justin Bieber".Ndërkohë që lidhja më bujshme e Hailey 19-vjeç ka qenë Justin Bieber, Drake 29-vjeç është vënë re pranë Rihanna dhe Serena Williams./Oranews.tv/