Hamilton dhe Irina Shayk fotografohen bashkë në Kanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2016, 11:20
Përvec se një pilot i zoti ai njihet dhe si një person që nuk mungon në festa. Bëhet fjalë për pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.Hamilton ishte në premierën e filmit “The Unknown Girl” në festivalin e Kanës dhe gjatë kalimit në tapetin e kuq, ai u fotografua së bashku me modelen ruse Irina Shayik.Por jo vetëm kaq, Hamilton ishte një nga të ftuarit edhe në festën e organizuar nga kompania “L'Oreal” duke mos menduar aspak për javën e ardhshme kur do të zhvillohet edhe gara e radhës së Formula 1 në pistën e Montecarlos.
