Dyshohej se Sinnead O’Connor kishte vrarë veten, gjendet shëndoshë e mirë

Sipas deklaratës që dha policia pak më parë, dyshohej se këngëtarja Sinnead O’Connor ishte vetëvrarë. Por fatmirësisht këngëtarja irlandeze, u gjet shëndoshë e mirë. Kjo ka qenë deklarata më e fundit nga policia. Hera e fundit që ajo ishte parë ishte ditën e Djelë në 6 të mëngjesit.Këngëtarja po bënte një shëtitje me biciklete në Wilmette, dhe që nga ai momentit nuk gjendet më asnjë gjurmë e saj. Pak përpara se të shfaqej në publik në fundjavë, ajo postoi një status në Facebook, ku i drejtohej djalit të madh Jake Reynolds, dhe i kërkon te shkoj të marr të vëllain që po vuan shume.Dyshimet se 49-vjecarja ishte vetëvrarë, u shtuan pasi kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Sinnead tenton t`i jap fund jetës. Nëntorin e kaluar, u tha se ajo kishte konsumuar medikamente te shumta, e në këte mënyrë t`i përgjigjej mizorisë së familjes së saj, por më vonë gjendja u normalizua. Po ashtu statuset në Facebook kanë qenë të shumta, që nga momenti kur këngëtarja humbi kujdestarinë e djalit të saj të vogël Shane, që momentalisht ndodhet në Tusla, nje qender e kujdesit të fëmijëve në Irlandë.Në një deklaratë të dhënë më parë Sinnead, tha se nuk kishte më asnjë arsye për te jetuar. Ajo kishte humbur punën, nuk kishte më familje, nuk kishte më identitet, dhe nuk do te kishtemë kurr mundësinë të kalonte Kristlindjet pranë familjes që donte aq shumë./Oranews.tv/