10 masat e marra nga policia e Vlorës për ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu

Policia e Vlorës ka marrë masa të përforcuara sigurie për mbarëvajtjen e ndeshjes midis Flamurtarit dhe Skënderbeut.Forcat e rendit do të jenë të pranishme në të gjitha ambientet e stadiumit për të parandaluar çdo incident.“Policia e Vlorës bën me dije se gjatë ndeshjes janë marra masa për filmime dhe dokumentimin e plotë ligjor të paligjshshmërive, kështu që iu bëhet thirrje gjithë qytetarëve të kenë kujdes pasi duke qenë nën vëzhgim të plotë, strukturat e policisë janë të vendosura për të ndëshkuar cilindo që do tentojë të prish rendin  dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti”, thuhet në deklaratë.Ndeshja pritet të luhet gjatë ditës së nesërme në orën 17:00.Masa e policisë janë:- Ndalimi i qarkullimit dhe parkimit të automjeteve, nga ora 08:00 e mëngjesit të datës 18.05.2016, deri në përfundim të ndeshjes, përpara ambienteve të stadiumit dhe pas Pallatit të Sportit. - Po ashtu nuk do të lejohen tregtarët ambulantë në këtë zonë dhe në lulishtet përpara stadiumit. - Do të ndalohet përdorimi i  pijeve alkoolike, shisheve të qelqit, fishekzjarrëve, shashkave zhurmuese e tymuese, materialeve të tjera piroteknike, si dhe mbajtja e çelësave, çakmakëve, monedhave metalike dhe objekteve të tjera të forta të ndaluara në mjediset e stadiumit. - Qytetarët që do të marrin pjesë, të jenë të pajisur me mjet identifikimi (Kartë Identiteti) dhe të marrin masa për paraqitjen në ambjentet e stadiumit përpara fillimit të ndeshjes, duke llogaritur dhe kohën e procedurave të kontrollit, pasi  në orën 17:00, do të ndalohet hyrja e mëtejshme në stadium. - Për fëmijët nën moshën 14 vjeç, kërkohet që të jenë të shoqëruar nga prindërit e tyre. - Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Klubi i Futbollit "Flamurtari" kërkojnë një sjellje korrekte dhe të kulturuar të tifozëve, shmangien e veprimeve që mund të çojnë në konflikte ndërmjet tifozëve dhe cenimin e rendit publik. - Janë angazhuar rreth 250 punonjës policie për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë aktivitetit si dhe 10 grupe të shërbimeve të FNSH-së. - Të gjitha lokalet rreth stadiumit do jenë të mbyllura nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit. - Janë rritur patrullimet në qytet me qëllim mbajtjen nën kontroll të dy tifozerive. - Janë marrë masa për shoqërimin e skuadrave, të arbitrave si dhe të tifozëve të skuadrës mike. Policia e Vlorës, iu bën thirrje të dy tifozërive që të tregojnë qytetari e të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti futbollistik.