2 vjeçarja me sindromën e rrallë, nuk mund të ecë por mund të notojë

Një vajzë dy vjeçare, me një sindromë zhvillimi aq të rëndë sa që nuk e lejon atë të ecë, të zvarritet apo të qëndrojë drejt,është cilësuar si “sirena e vogël” për aftësinë e saj të pabesueshme për të notuar.Michelle dhe Jonathan Carr u dëshpëruan kur zbuluan se e vogla e tyre Evalyn- ndryshe Evie- u diagnostikua me çrregullimin e rrallë, Pachygyria, kur ishte vetëm 5 muajshe.Megjithatë vogëlushja performoi solo në not 18 muajshe, dhe vazhdon të bëjë progres impresionues në ujë.Mjekët shprehen të shqetësuar nëse Evalyn do të ecë sërish, por Michelle beson se noti do e ndihmojë vajzën e saj.“Evie gjithmonë e ka dashur ujin. Asaj i pëlqenin banjat e ngrohta dhe dushi.Arritëm të kuptojmë se uji i jep asaj një ndjesi lirie”- thotë ajo për Daily Mail.3416DB8900000578-3587415-image-m-3_1463073809339 3416DB6900000578-3587415-image-a-1_14630737038543416DC3600000578-3587415-image-m-19_1463074808003 3416DC2A00000578-3587415-image-a-20_1463074825476 34173C6600000578-3587415-image-m-5_1463073871252/Oranews.tv/