Gjakmarrja nuk është abstrakte: Ka fytyra dhe emra
"Gjakmarrja" kjo plagë e shoqërisë shqiptare vijon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Këtë herë vjen në një shkrim të Al Jazeera me autor Vincenzo Mattei dhe me fotograf Carlo Gianferro.Gjakmarrja nuk është abstrakte, është e prekshme, Janë jetë njerëzish me emra dhe me fytyra[caption id="attachment_746830" align="alignnone" width="640"]
Besmir Gjeloshaj, humbi të atin dhe dy xhaxhallarët për shkak të gjakmarrjes. Përveç një viti që jetoi në Suedi, ai ka qenë i mbyllur në shtëpinë e tij që prej moshës 6 vjeç[/caption][caption id="attachment_746831" align="alignnone" width="640"]
50 vjeçari Mhill Zefi ka dy gjaqe. Të parën e trashëgoi nga i ati. E dyta nisi në 2009.[/caption][caption id="attachment_746832" align="alignnone" width="640"]
Vëllai i Gjon Mhillit vrau fqinjin pas sherrit për tokën. Gjon ka frikë të lërë shtëpinë pasi mund të vritet. Edhe tre fëmijët e tij, 15, 12 dhe 7 vjeç duhet të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi[/caption][caption id="attachment_746833" align="alignnone" width="640"]
Maria Qosaj dhe bashkëshorti i saj. 70 vjecarja thotë se do të hakmerret ndaj vrasjes së djalit të saj dhe se nuk ka pranuar faljen e gjakut.[/caption][caption id="attachment_746834" align="alignnone" width="640"]
38 vjeçari Nikoll Marku, po vuan dënimin për vrasjen e fqinjit që i vrau djalin[/caption][caption id="attachment_746835" align="alignnone" width="1000"]
Gjin Bamishta ka vrarë një vajzë aksidentalisht. Ndodhet i mbyllir në shtëpinë e tij në Vrakë të Shkodrës, (Carlo Gianferro/Al Jazeera)[/caption] [caption id="attachment_746836" align="alignnone" width="800"]
70 vjeçari Kol Shllaku i ulur në qelinë e tij në burgun e Krujës. Ai ka bërë 9 vjet burg dhe i duhet të bëjë edhe 13 të tjera. Është dënuar për një vrasje me motive gjakmarrjeje.[/caption] /Oranews.tv/