Avioni me energji diellore fluturon për 16 orë

Avioni që furnizohet nga dielli është nisur në një udhëtim përqark globit, në një udhëtim që pritet të thyejë rekordin botëror. Pas një tjetër fluturimi 16 orësh, ai është ulur në Arizona, nga Karolina e Veriut.Një avion normal me karburant këtë fluturim do ta kryente për 2 orë por "Solar Impulse 2" bateria e të cilit karikohet nga dielli e ka realizuar për 16 orë.Piloti zvicerian Andre Borschberg, bashkëthemelues i projektit, e ka drejtuar avionin bashkë me zvicerianin tjetër Bertrand Piccard."Kisha shumë bateri sot dhe udhëtimi ishte i shkurtër ndaj kam ecur shpejt, më pas e ngadalësova por fillova të eci mbrapsht sepse era më shtynte pas. Ishte e rëndësishme për ne të uleshin përpara se dielli të perëndonte sepse kishte shumë turbulenca. Duhet të adaptohesh dhe të gjesh strategjitë më të mira" tha piloti Andre Borschberg pasi u ul në aerportin "Goodyear" në Phoenix.Avioni, që quhet "Solar Impulse 2" ka kaluar muajt e fundut në një ishull ën Oahu, Hauai, për shkak të një dëmtimi në bateri shkaktuar nga udhëtimi rekord i avionit për 118 orë transpaqësor, në fluturimin nga japonia drejt hauait korrikun e shkuar.Më pas bateritë e "Solar Impluse 2" u karikuan në diell përgjatë muajve, mjaftueshëm për të fluturuar edhe gjatë natës.Bateritë janë karikuar fillimisht në Japoni.Ky është një avion eksperimental që pritet të ndalojë tre herë në Shtetet e Bashkuara përpara se të drejtohet në Atlantik.I shtyrë nga katër helika, avioni parashikon që të bëjë një total prej 13 ndalesash gjatë udhëtimit të tij rrotull botës, për rreth 25 ditë në ajër, përgjatë pesë muajve./Oranews.tv/