Qeni refuzon të pranojë që padroni i tij ka ndërruar jetë

Ky qen besnik ka pritur me durim që padroni i tij të kthehej në shtëpi, pavarësisht se ai vdiq 5 vite më parë.Banorët e fshatit Malu Mare të Rumanisë, thonë se qeni ka qëndruar ulur në të njëjtin vend ku pronari ndërroi jetë në 2011, duke mbrojtur kështu pronën boshe.Pritja e gjatë e kafshës ka bërë bujë në mediat lokale, dhe tanimë qeni ka fituar zemrat e të gjithëve.“Qeni nuk është agresiv por nuk lë askënd të afrohet në pronën e padronit të tij, ai e ruan vazhdimisht atë dhe ende pret që pronari të kthehet,”- është shprehur për mediat rumune, krybashkiaku Alexandru Dicu.33C8BEE500000578-3571226-image-m-11_1462279648966 33C8BEF300000578-3571226-image-a-9_1462279640025 33C8BEF800000578-3571226-image-a-10_1462279645826/Oranews.tv/