Ekspertët bashkohen me thirrjen: Shpëtoni orkat
Eksploruesi oqeano-grafik, Jean-Michel Cousteau dhe grupi i të drejtave të kafshëve PETA i kanë bërë thirrje Seaworld, që të lirojë orkat e mbetura ende në pishina të mëdha apo akuariume e t'i lëshojnë ato në det.Thirrje për lirimin e orkave, shumica prej të cilave kanë lindur në robëri, vjen pasi Seaworld tha se do të ndalojë së ushqyeri ato deri sa të ngordhin. Por grupi i mbrotjes së kafshëve tha se ka gati edhe një plan 300 milionë dollarësh, për të zgjeruar akuariumin e orkave në San Diego, për ti shpëtuar ato nga torturat."Ne duam që këto kafshë të zhvendosen, të jenë të lira që të ndjejnë edhe ato rrjedhën e ujin e oqeanve, të mund të ndiejnë diellin në kurrizin e tyre, të marrin vetë vendime" tha zëdhënësja e PETA, Lisa Lange.PETA tha se një shoqatë e pëbërë nga shkencëtarë dhe ekspertë të jetës detare, mund të ndihmojnë në financimin e një akuriumi gjigand."Njerëzit do të kontribuojnë në krijimin e këtyre akuariumeve. Por sa do t'i ndihmoj këtë kafshë kjo gjë? Ne do të përpiqemi" tha Lange.PETA ka rekrutuar Jean-Michel Cousteau, djalin e eksploruesit të famshëm të oqeaneve Jacques Cousteau, pët ti bërë presion SeaËorld që të lirojë edhe ato pak orka që kanë mbetur gjallë."Për mua kjo është një mundësi për të dhënë ndihmën time por nuk dua të drejtoj gishtin ndaj askujt. Unë dua të vazhdoj të shoh progres por kam parë se sa larg kanë shkuar duke shkelur cdo të drejtë të kafshëve. Mendoj se mund të fitojmë sepse ky nuk është biznes, kjo nuk është një lojë" tha Cousteau.Cousteau ka marrë pjesë edhe në rehabilitetin dhe lirimin e kafshëve në liri, puna e të cilit ka qënë frymëzim edhe për filmin e famshëm të vitit 1993, "Lironi Willin"./Oranews.tv/