E diplomuara i dedikon mesazh prindërve që shitën ushqime në rrugë për të
Çdo prind do më të mirën për fëmijën e tij. Ata duan t’i japin atyre edukimin dhe arsimin e duhur që do i çojë ata përpara në jetë.Por fatkeqësisht për disa familje, edukimi nuk është diçka që mund të jepet aq lehtë. Varfëria ka qënë një problem që ka prekur gjithnjë arsimimin dhe edukimin e fëmijëve. Disa prindër do të preferonin të blinin ushqime më aq para sa kanë se sa t’i çonin fëmijët në shkolla që nuk i përballojnë dot.Megjithatë prindërit e Love Ramos, vendosën të bënin diçka për të shkolluar vajzën e tyre, edhe nëse do i duhej të thyhenin shpinën ditë e natë vetëm që ajo të arsimohej.Mamaja e Love përgatiste hamburger, siomai dhe ëmbëlsira graham-babai i saj i shiste në rrugë. Ai kurrë nuk kthehej në shtëpi pa i shitur të gjithë ushqimet, edhe nëse do i duhej të rrinte deri natën vonë.Ramos, së fundmi, u diplomua si pjesë e “Dean’s List” nga Lyceum i Alabang në Muntinlupa, Filipines. Duke ditur punën e lodhshme të prindërve të saj, ajo i dedikoi atyre një letër në Facebook.Ndërkohë që shumë studentë e marrin arsimin si të garantuar, ka nga ata që zgjedhin të bëjnë diçka për të. Sot, studentët mezi presin të mbarojnë mësimin , të luajnë në kompjuter apo të dalin me miqtë para se të kthehen në shtëpi. Është koha që ata të ndryshojnë drejtimin dhe t’i kthejnë mbështetjen prindërve të tyre.
/Oranews.tv/