Polici e pyet pse i bien para nga qesja, ja si përgjigjet gruaja e moshuar
Një grua e moshuar ishte duke ecur në rrugë teksa tërhiqte prapa saj dy qese të mëdha plehrash. Njëra nga qeset ishte e çarë dhe prej saj binin 20 dollarë.Një polic i cili e vuri re këtë gjë, e ndaloi, dhe i tha: “Zonjë, nga qesja juaj po bien 20 dollarë”.“Me të vërtetë? Mallkuar qoftë!- tha gruaja. “Më mirë të kthehem e të shoh nëse mund t’i gjej sërish. Faleminderit që më treguat oficer”.Jo kaq shpejt,-i tha polici. “Ku i gjetët gjithë ato para? Nuk i vodhët apo jo?”“Oh, jo, jo,”- iu kthye zonja.“Kopshti i shtëpisë time është ngjitur me një fushë golfi. Shumë lojtarë vinin dhe urinonin në gardhin tim, pikërisht te lulet. Më bezdiste shumë. Ata vrisnin lulet e mia, më kupton. Atëherë mendova: Pse të mos përfitoj nga rasti? Tani qëndroj gjithmonë me gërshërët e kopshtit prapa gardhit. Sa herë që dikush nxjerr atë gjënë në gardhin tim, e suprizoj, i hap gërshërët dhe i them: “Në rregull shoku! Më jep 20 dollarë ose do të të pritet.”“Duket e drejtë. Paç fat. Dhe meqë ra fjala çfarë ka në qesen tjetër?”- e pyet polici pasi qeshi.“Jo të gjithë paguajnë,”- iu përgjigj ajo.(Nuk dihet nëse është reale apo jo kjo histori, por ajo që dihet është se është bërë virale)/Oranews.tv/