Lushnje, sekuestrohen 13 kompjutera për lojra fati, procedohen 2 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2016, 08:33
Policia e Lushnjës ka sekuestruar 13 kompjutera të cilat shërbenin për organizimin e lojërabe të fatit, ndërsa janë proceduar penalisht 2 persona."Nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnje, pas disa informacioneve u organizua operacioni "YPSILON" për goditjen e fenomenit të organizimit të lojrave të fatit pa leje. Si rezultat i këtij operacioni, u procedua shtetasja V.H ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 kompjutera bashkë me gjithë aksesorët e tyre. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasi M.Xh pasi në banesë iu gjetë dhe iu sekuestrua 1 makineri lojra fati pa leje", sqaron policia.
