Berisha: Për Shullazin, OSHE kishte vendosur dy linja energjie në rast avarie
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot të tjera mesazhe në lidhje me Emiljano Shullazin. Sipas Berishës, banesa e tij furnizohej me energji elektrike nga dy linja, duke shtuar se kjo ka ardhur si pasojë e ortakërisë me ish-deputetin e PS-së, Shyqyri Durakut dhe drejtorit të OSHE-së.Berisha:Qytetaret dixhital denoncojnë:Ortakërinë kriminale te ish deputetit te PS Shyqyri Durakut dhe drejtorit te OSHEE Ardian Çeles me Emiliano Shullazin dhe banden e tij. Per me shume lexoni mesazhet e tyre! sb"zoti Sali Berisha përshëndetje un jam një qytetare e Tiranës desha me ju tregu nje te vërtet ne lidhje me nje pron tek shkolla teknologjike për ballë pallatit me shigjeta te ajo pronë u ndërtuar një karburant Velija, i cili është marr me dhunë nga Emiljano Shullazi me gjithë Shyqyri Durakun aty te ajo pronë janë bo disa problemi si dhe i kanë ven tritol dhe nje plagosje aty ka dor emiljano dhe shyqo duraku ate pron e kan pas ato romet me letra shum te rregulla po siq dihet mili me shyqon ja kan marr me forc te rishikohet dhe ne gjykat dhe ne ipotek sepse aty kan ber shum falsifikime dekumentesh dhe desha me te then ate certifikatë qe kanë dërguar para ca ditësh nuk është e saktë e asaj""Doktor përshëndetje..Jam një punonjës i drejtorisë se përgjithshme te OSHEE me detyrë specialist. Dua te te informoj se vila e Emiljano Shullazit furnizohet me dy linja ne mënyrë qe ne rast avarie ose defekti, ai merr energji nga një linjë e dytë. Sigurisht 2000 metra kabull qe duheshin për linjën e re u pagua nga taksat tona. Flm anonim të lutem".