Thirrja e Berishës për armatosje, Peza: PS do bëjë kallëzim penal në Prokurori
Mazhoranca në Kuvend nuk do të mjaftohet vetëm më dënimin me 10 ditë jashtë Kuvendit të ish-Kryeministrit Sali Berisha për thirrjen e tij për armatosjen e popullatës.Deputeti socialist, Alfred Peza, deklaroi në emisionin “Tonight Ilva Tare” se grupi parlamentar i PS do të bëjë kallëzim në Prokurori, organ ky që sipas tij duhet të ishte vënë vetë në lëvizje pas thirrjes antikushtetuese.Por për kordinatoren Grida Duma problemi qëndron që tek vendimi i Byrosë për këtë çështje, që sipas saj u soll politikisht.Peza: Lajmi është që Berisha për herë të parë merr një masë të tillë nga Parlamenti, megjithëse edhe herë të tjera nuk është se është shquar për etikë dhe shkelje të rregullores.Berisha ka shkelur nenin 242 dhe 243 të kodit penal dhe pikën e dytë të nenit 9 të Kushtetutës.Nëse ka një të re është që ky material që shërbeu për dënimin me 10 ditë jashtë Kuvendit të Berishës do dërgohet nga grupi parlamentar i PS në Prokurori për ndjekje penale. Ne pritëm që Prokuroria vetë të vihej në lëvizje, pasi thirrja u bë live, publike, në media.Prokuroria si gjithmonë në raste kur ka çështje që lidhen sidomos me zotin. Berisha nuk vihet në lëvizje. Ne do ta çojmë këtë material dhe evidentimin e shkeljeve që gjykon grupi parlamentar i PS pranë Prokurorisë.Duma: Nuk është lajm ky.Nuk ka një logjikë, është vepruar me arbitraritet.Kjo Byro nuk argumentoi, u soll politikisht, ju dha një urdhër që duhet dënuar dhe pikë.Po të jetë çështja për tu argumentuar do vimë tek logjika e Markut që shkeljet kushtetuese nuk i gjykon Byroja.Duke ju kthyer sërish deklaratës së Berishës seancën e të enjtes në Kuvend, Duma tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë që një deputet të përjashtohet nga Kuvendi për një qëndrim të tij politik.Ajo kërkoi të dijë cila është shkelja proçeduriale për rastin, përgjigje të cilën e mori nga zoti. Peza.Duma: Për tu vetëpërjashtur për shkak të indinjatës që ish-kryeministri Berisha, që mos ta quajmë deputeti më aktiv se nuk do të preferoja ta quaja kështu, sepse e dimë shumë mirë se kush është pesha e zotit. Berisha në parlament apo politikën shqiptare, i cili përjashtohet nga ajo Byroja me mazhorancë të kësaj mazhorance, që janë gjashtë veta nga mazhoranca aktuale dhe vetëm dy nga opozita, kështu do të shklonte ai vendim dihej. Përjashtohet për një propozim që e ka bërë ai, e di ai propozimin e tij, por ishte propozim politik që atashohej. PD nuk ka thënë asnjë moment që e lexoi si propozim, edhe ish-kryeministri Berisha ka thënë që ishte propozim i mi, ndërkohë që selia e PD ka thënë që nëse do jetë propozim apo jo, do të jetë një diskutim i grupit dhe më pas do vazhdojë me këtë logjikë. Berisha ka bërë një propozim me natyrë politike, të sjellim ligjin për këtë çështje. Se çfarë do të ndodhë më pas është diskutim tjetër.Nuk ka ndodhur ndonjëherë që për një propozim politik të përjashtosh një deputet.Cila ishte shkelja nga pikëpamja proçeduriale? Peza: Sali Berisha e di që teknologjia e prodhimit të një ligji apo propozimi ligjor nuk është ky rendi, ku të bësh thirrje antikushtetese dhe antiligjore për të armatosur popullësinë civile. Të dalësh jashtë, të shkosh tek selia e partisë të mendohesh, të kthjellohesh dhe të kuptosh çke bërë dhe të vish ta sqarosh dhe të thuash që kam dashur të bëj një propozim. Por ka një hap pas sot nga zoti.Berisha pasi deklaroi që është një qëndrim i tij personal dhe pranoi që është një qëndrim i të djathtës së qendrës. Ka dhe një zhvillim negativ, ku PD e quajti solidaritet, por ndërkohë duket sikur jo vetëm që nuk e ka dënuar thirrjen antikushtetuese të zotit. Berisha por është solidarizuar duke bërë në një farë mënyre njësimin me këtë qëndrim. Megjithatrë është çështja e PD, bojkoti i nëntë që bëhet. Nuk besoj se është kauzë që gjithmonë në një shpejtësi të tillë politike, por është çështje prapë e PD.Duma: Thotë të sjellim ligjin. Ai thotë të armatosen por me ligj nëse do të aprovohej ky ligj. Është brenda një konteksti të atyre ditëve në të cilat bandat kriminale kërcënuan kandidatin për Rektor. Ai ka bërë një propozim të tij, duke u bazuar në një propozim politik dhe ligjor.Me standartin që ndjek Byroja për Berishën, duhej përjashtuar dhe Koçoja për kanabisin
Sakaq pedagogu i UT-së dhe ish-deputeti i PD-së, Mark Marku edhe pse kundër propozimit të Berishës në terësi, e vlerëson si absurd vendimin e Byrosë së Kuvendit.Sipas tij, nëse thirrja e Berishës është antikushtetuese u takon organeve të tjera ta ndjekin dhe jo Kryesisë së Kuvendit.Marku: Mendoj që është gabim retorik, pasi ai ka thënë para fjalën të armatosen shqiptarët dhe pastaj ka bërë shpjegimin.Unë jam kundër edhe armatosjes së shqiptarëve se kanë armë boll.Problemi është ti ç’armatosim, jo ti armatosim.Është një propozim gjithsesi që mund të diskutohet.Dikush mendon që mund të armatosen dhe ekziston dhe një problem real.Kush i mbron sot shqiptarët? Debati kryesor është ky.Se po të dekontekstualizosh fjalitë e një diskursi çdo fjali del jo korrekte.Unë jam dhe kundër kësaj, jam për një formë tjetër të qasjes së problemit.Kjo se pengon Berishën të bëjë një propozim.Është kollaj të kapesh me një fjali, ky ka 25 vjet karrierë politike dhe e kontrollon diskursin e vet. Masa e Byrosë është absurde, pa kuptim. Nëse Berisha ka bërë thirrje antikushtetuese ka organe të tjera që e gjykojnë, nuk e gjykon Kryesia e Kuvendit.Koço Kokëdhimën që ka deklaruar të legalizohet droga meqenëse droga është e paligjshme për momentin, Kryesia ta përjashtojë por nuk e përjashton. Të mos bëjmë propagandë.Çështja është e thjeshtë, nëse Berisha ka bërë shkelje kushtetuese, se të bësh thirrje për të marrë armët është praktikisht duhet të ishte organi i Prokurorisë dhe duhet të ishte një denoncim.Kryesia e Kuvendit mundet që për fyerje të dënojë dikë.Byroja nuk është gjykatë, ka bërë propagandë.