Lopa lind me tre brirë
Një lopë në Uzbekistan ka lindur me tre brirë, njëri prej tyre në mes të kokës së saj.Fotot e realizura në Azinë Qëndrore tregojnë një grup burrash dhe një fëmijë teksa ekzaminojnë pamjen e çuditshme të kafshës.Imazhet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale që kur janë postuar online.Mediat locale raportuan se briri “ekstra” nuk duket se do i shkaktojë lopës probleme.Fermeri i cili zotëron lopën , tha se kishte qënë i shqetësuar se bagëtia nuk do e pranonte atë. Por më pas zbuloi se tre brirët i jepnin kafshës një avantazh të konsiderueshëm. Ai tha për median lokale se lopa i shtynte të tjerët me bririn e tretë që t’i largonte nga rruga.Përdoruesit online kanë sugjeruar se kjo mund të jetë një shenjë e ndotjes e cila po vazhdon të prekë botën natyrale, ndërkohë që disa të tjerë e përshkruan gjallesën si “bukuri” e se shpresonin që lopë të tjera të lindnin si ajo.

/Oranews.tv/