Dedektivi italian: "Mona Lisa" bazuar në një mashkull

Një hetues italian arti, tha se është i bindur që Leonardo Da Vinci ka përdorur model të një femre dhe mashkulli për të krijuar fytyrën e një prej grave më të famshme në mbarë botën, atë të "Mona Lisa"."Mona Lisa" njohur në italisht si Xhiokonda, qëndron në muzeun Louvre të Parisit dhe është me shumë siguri një nga pikturat më të famshme në të gjithë botën, ku përshkruhet një grua e re me një buzëqeshje enimgatike, me duart të mbështetura lehtësisht në prehër.Silvano Vinceti, i cili drejton Komitetin Kombëtar Italian për promovimin e sajteve historike dhe kulturore, vitin e shkuar tha se ai gjetur trupin e Lisa Gherardini, për të cilën ai gjithnjë ka këmbëngulur se ajo ishte modelja e Da Vincit në portret.Sot, bazuar në kërkimet e tij më të fundit, ai thotë se Gherardini nuk ishte e vetmja muzë frymëzimi për Mona Lisën e Da Vincit."Pas punës kërkimeve ekstreme, gjatë të cilës kombinuam metodat historike me teknologjinë më të avancuar, ne jemi më në fund në gjendje që të zgjidhim misterin: Identitetin real të Mona Lisës. Ka shumë teori të ndryshme rreth saj por në fakt unë mendoj se Leonardo në realitet ka përdorur dy modele të ndryshme. Modeli i parë ishte Lisa Gherardini, njohur si Mona Lisa apo Xhiokonda. Dhe modeli i dytë ishte Gian Giacomo Caprotti, njohur si Salai. Ka një element të padiskutueshëm, një provë që mund të shihet qartazi pas përdorimit të teknologjisë me rreze infra të kuqe, në shtresën e parë të Pikturës Mona Lisa. Aty shihet që ajo buzëqesh me delikatesë dhe mban duart në prehër por ka edhe një fytyrë të dytë, ku sytë e saj duken të trishtuar dhe melankolik" thotë Vincenti.Gherardini, e cila mendohet se ka qënë modelja që ka qëndruar ulur duke pozuar për Leonardon, ka qënë bashkëshortja e tregtarit fiorentin të mëndafshit, Francesco del Giocondo. Duke cituar fjalët e historianit të artit dhe piktorit italian Giorgio Vasari, Vincenti thotë se Gherardini ishte ulur në karrige e trishtuar dhe bashkëshorti i saj, kishte punësuar disa kolunë që ta bënin atë të qeshte. Përpjekjet e tij dështuan ndaj dhe Leonardo u detyrua që të përdorë një model tjetër për buzëqeshjen e famshme, që të kënaqte bashkëshortin e saj.Vinceti thotë se ekipi i tij shpenzoi shumë kohë për të mbledhur bashkë provat, duke krahasuar detajet më të vogla, me profilin e modelit mashkull Gian Giacomo Caprotti dhe atë të Mona Lisës."Kemi vëzhguar në detaje, kemi përdorur cdo pikturë në të cilën leonardo ka përdorur Salain si model dhe i kemi krahasuar me Mona Lisën e disa detaje korrespondojnë në mënyrë perfekte. Ndaj them se ai ka përdorur dy modele dhe i ka shtuar detaje kreative, sipas imagjinatës së tij" tha ai.Dhe në fakt, përdorimi i dy modeleve femër dhe mashkull, korrespondon qartë me stilin e Da Vincit, vazhdon më tej Vinceti."Mendoj se Leonardo ka qënë i tërhequr nga të dy subjektet, nga të dy gjinitë. Me pak fjalë, për Leonardon personi perfekt ishte kombinimi më i mirë i një femre dhe një mashkulli" thotë ai.Arkeologët hapën varrin e familjes Gioncondo në Kishën e Firences dhe bënë një test ADN në mënyre që të konfirmonin 100% identitetin e gruas që ditët e fundit të jetës së saj i kishte kaluar në një manastir në Firence.Në të ishin varrosur shumë trupa por të dhenat karbonike të vetmet e shekullit të 16-të, kohë kur Gherardini ka jetuar dhe Mona Lisa është pikturuar, ishin ato të disa fragmenteve kockore./Oranews.tv/