Arkeologët gjejnë gurin e gdhendur 2500 vjeçar
Një gur i rrallë, i gdhendur, gjetur pranë Firences është zbulimi më i fundit dhe emocionues që mund të çojë drejt zbulimit të sekreteve të etruskëve, që janë civilizimi më i vjetër dhe më enigmatik në Itali,- thanë arkeologët.Etruskët kanë jetuar në Itali 2500 -vjet më parë por kultura dhe gjuha e tyre u zhduk gjatë periudhës së perandorisë romake. Ata lanë pas varre të shumta, qeramika dhe statuja, ndonëse shumë pak njihet shkrimi apo dëshmi të tjera të jetës së tyre të përditshme.Etruksët zakonisht shkruan me fjali të gjata në pyje, gurë apo me dyll, ndaj dhe arkeologët u kënaqën teksa gjatë gërmimit në luginën e "Tuscany Mugello" gjetën një gur të madh më shumë se 200 kg, të gdhendur me më shumë se 100 karaktere të ndryshme, në një tempull mbushur me varre masive.Guri po pastrohet nga arkeologët dhe pavarësisht faktit se mbishkrimet duhet të deshifrohen, ekspertët besojnë se kjo gjendje ka një rëndësi të jashtëzakonshme."Ky është një zbulim i rëndësishëm. Është një gur i madh dhe i rëndë me mbishkrime të etruskëve, me simbole dhe letra dhe me shenja pikësimi. Në një shikim të parë kemi zbuluar në të mbi 100 karaktere dhe numri i tyre mund të rritet pas pastrimit dhe studimit të gurit. Më pas, proçesi i deshifrimit mund të marrë shumë kohë dhe ka një rëndësi të madhe", tha Susanna Sarti, arkeologe pranë Autoritetit rajonal.