Nusja vesh fustan 64 kg për në altar, më shumë se pesha e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2016, 17:56
Një nuse 1.6 metra e gjatë nga Coventry, Angli, ka ecur në altar në ditën e saj të dasmës me një fustan që peshonte 64 kg, më shumë se pesha e saj.Rebekah Markham, 39 vjeç u martua me Kevin Smith me një fustan që iu desh 20 minuta vetëm për ta veshur.Fustani i mamasë së 3 fëmijëve kushtoi rreth 6 mijë paund dhe ceremonia e dasmës konsiderua si “dasma e shëndoshë e ciganes”.Veshja gjigante peshonte 64 kg për shkak të shtesave të copës dhe 8 rrathëve metalikë.
/Oranews.tv/