Del fotoja e parë e princit më të vogël Suedez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2016, 17:01
Pallati mbretëror Suedez ka publikuar foton e parë të princit Aleksandër, pak ditë pas lindjes së tij. Lindur në spitalin e Danderyd, bir i princit të Suedisë Carl Philip dhe bashkëshortes së tij princesha Sofia, princi i vogël është nderuar me emrin Alexander Erik Hubertus Bertil Bernadotte, Duka i Sormland.Princi Aleksandër është i pesti në rradhë për në fron, pas babait të tij, princeshës Victoria dhe fëmijëve të saj, princeshësh Estelle dhe princit Oscar.Princi Carl Philip u martua me ish modelen Sofia, vitin e shkuar.