Ja se si shtëpiakja australiane ngriti një biznes 15 milionë dollarësh pas një vizite te doktori
Kur australiania Jennifer Holland ishte vetëm 38 javëshe shtatzënë me fëmijën e dytë, ajo çoi djalin e saj 15 muajsh të doktori.Teksa vogëlushi Ronan qëndronte në prehërin e saj, doktori e kishte të vështirë të kryente një kontroll të fytit të tij me një fener dore dhe shkopin e drunjtë të gjuhës.Që nga ajo ditë, mamaja e 4 fëmijëve, Znj.Holland u bë themeluesja e biznesit 15 milionësh të quajtur “Throat Scope”.Pavarësisht se nuk kishte asnjë background mjekësor, 33 vjeçarja e cila jeton në Newcastle dhe ka punuar më parë si financiere, nisi të bënte disa kërkime online për të krijuar prototipin e parë të shpikjes së saj.Throat Scope është një fener me teh të lëvizshëm që mund të vendoset brenda gojës për të parë më qartë fytin, duke zëvendësuar kështu shkopin e drunjtë dhe fenerin e dorës.Para se ta prezantonte pajisjen e re në emisionin Shark Tank, djali i saj 6 vjeçar i tha: “Mami ti kujdesesh për ne të katërt çdo ditë, ti mund t’ia dalësh!”“Kjo më dha vetëbesim,”- shprehet Holland për Daily Mail.Throat Scope u lançua në 2015, pas marrëveshjes për tu shpërndarë në 140 vende.
/Oranews.tv/