Video shokuese: Kinë, nxënësit rrahin mësuesin
Video shokuese, e cila mendohet të jetë filmuar në Shkollën e Mesme Fanji në Mengecheng, County, Anhui të Kinës, tregon se si nxënësit rrahin mësuesin e tyre brenda në klasë.Incidenti është raportuar për herë të parë nga gazeta lokale “Shichang Xingbao” ditën e enjte dhe më pas është publikuar në mediat kombëtare.Mesa duket, mësuesi ishte duke i mbledhur fletat e testeve nxënësve, kur njëri prej tyre refuzoi ta dorëzonte të vetën. Ata nisën të bisedonin në një debat të nxehtë i cili më pas u kthye në sherr.Klipi tregon se si dyshja grindet për copëz letër derisa mësuesi e kap nxënësin nga fyti. Në atë moment nxënësit e tjerë i vijnë në ndihmë shokut të tyre dhe sulmojnë mësuesin, duke e rrahur në qoshen e klasës.Sa herë që mësuesi i anglishtes, mbiemri i të cili mendohet të jetë Ma, tentonte të godiste nxënësin, të gjithë nxitonin për ta sulmuar dhe ta rrihnin sërish.Autoritetet arsimore së bashku me policinë po hetojnë për zbardhjen e incidentit.Ndërkohë që një ish nxënës i mësuesit të anglishtes e përshkruante Ma, si një mësues të përgjegjshëm e shumë profesional.
/Oranews.tv/