Iggy Azalea u përgjigjet fansave për fejesën me Nick Young

Për javë të tëra u harrua karriera e Iggy Azalea dhe fakti që ajo është një këngëtare.Të gjithë i kërkonin intervista dhe e pyesnin vetëm për tradhëtinë e të fejuarit Nick Young. Dje ka qenë dhe fundi i durimit të saj, e cila më në fund kërkon që shumë gojë të mbyllen pas përgjigjes që dha në Twitter.Iggy shkruan: "Unë dhe Nick nuk jemi ndarë. Do të doja shumë që të më lejonit të kisha provatësinë time".Ndërsa shton më pas: "Unë gjithnjë u përgjigjem pyetjeve që më bëhen sinqerisht, por puna ime është të promovoj muzikën jo lidhjen time. Do të dëshiroja të ftohesha më shpesh në intervista për të folur për muzikë".Dhe në fakt këngëtarja australiane ka të drejtë në këtë që thotë. Prej javësh askush nuk ështe interesuar më për klipin e ri që hodhi në treg ‘Team’ por vetëm për Nick Young. Sidoqoftë përveç tradhëtisë çifti tani vazhdojnë shumë të lumtur jetën e tyre./Oranews.tv/