E kthen vajzën e saj në një yll mode në Instagram, mamaja akuzohet se po e seksualizon atë

Amy Mclendewar, 20 vjeç, nga Balloch i Skocisë nisi të publikonte foto të vajzës së saj, Mya Byrne në Instagram, vetëm disa javë pas lindjes së saj.Duke e veshur atë plot stil dhe me bikini, vogëlushja u kthye në një sensacion mode online.Përveç 120 mijë ndjekësve të saj në Instagram, vajza 11 muajshe tërhoqi vëmendjen e yjeve të njohur të show bizit si Khloe Kardashian dhe Lauren Gooder.Megjithatë mamaja e saj u përball me disa kritika që thonin se ajo po e seksualizon vajzën e saj.Amy ,e cila shpenzon rreth 1 mijë paund çdo muaj për të veshur Myan, reagoi: “Ajo është moderne por është ende një foshnjë. Ajo duket bukur dhe nuk është e tepruar. Kam lexuar shumë komente se po e seksualizoj atë por nuk jam duke e bërë një gjë të tillë. Këto janë vetëm disa komente negative nga qindra pozitive. Disa njerëz thjesht nuk e kuptojnë atë që unë bëj”.3352AB8E00000578-3547410-image-a-10_1461059127177 3352AB3300000578-3547410-image-a-4_1461059050640 3352AB4800000578-3547410-image-a-2_1461059025129 3352ABCF00000578-3547410-image-a-5_1461059058408 3352AC3B00000578-3547410-image-a-8_1461059103801 3352ACE200000578-3547410-image-a-6_1461059068303 3352AD0200000578-3547410-image-a-3_1461059033199/Oranews.tv/