Djali i topave përplaset me murin gjatë ndeshjes së tenisit, ja si e rimerr situatën nën kontroll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2016, 18:24
Ky është momenti i pafat kur djali që kujdeset për topat, përplaset me murin gjatë ndeshjes së tenisit të Barcelona Open.Incidenti turpërues është dëshmuar nga mijëra shikues të cilët ndoqën ditën e djeshme përballjen e Nicolas Almagro nga Spanja me rusin Teymuraz Gabashvili.Video tregon se si djali i entuziazmuar mbledh topat që Almagros nuk i nevojiteshin, kur pak momente më vonë ai vrapon drejt një muri dhe përplaset me fytyrë.Duke e fshehur si një profesionist i vërtetë momentin e sikletshëm, ai ngrihet menjëherë në këmbë kur tenisti spanjoll kthen kokën drejt tij.Fatmirësisht për djalin, spektatorët në tribunë nuk e vunë re dhe komentatori vendosi ta injoronte skenën e dhimbshme.
/Oranews.tv/