Vila Napoleon ku Mariah Carey paguan 12 mijë dollarë për një natë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2016, 16:17
Tani aktori George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, kanë një fqinje të re, këngëtaren Mariah Carey dhe dy fëmijët e saj.Kjo është vila luksoze ku Mariah Carey do të qëndrojë gjatë turit të saj të koncerteve të quajtur ‘Sweet Sweet Fantasy’.Konfirmohet se qëndrimi i Mariah vetëm për një natë kushton 12 mijë dollarë, ndërsa ajo planifikon të qëndrojë për javë të tëra. Kjo quhet Vila Napoleon, e cila ka 8 dhoma gjumi, dhe është mjaft luksoze në ambjentin e brendshëm.Vila Napoleon është ndërtuar shekullin e 18, dhe ndodhet në Liqenin e Comos.
/Oranews.tv/