Futbollisti Beckham qep fustane për kukullat e vajzes së tij, Harper
Ylli i futbollit, David Beckham gjithmonë ka treguar se është shumë i përkushtuar ndaj fëmijëve të tij.Ai tashmë nuk mban asgjë sekret lidhur me faktin se ai bën gjithçka për të voglen e tij, Harper. Futbollisti shkon shumë larg për të provuar përkushtimin e tij për vogëlushen e adhurueshme. Beckham qetësisht u shfaq duke qepur me gjilpërë një fustan për kukullën e Harper, ashtu siç ajo ia kishte kërkuar. Gruaja e tij, Victoria ishtë ajo që e ka fotografuar këtë përkushtim të Beckham-it. Bashkëngjitur fotos në Instagram, ajo shkruan- “Harper ka babain e saj që qëndis fustanet e kukullave. Të duam David” .Mesa duket çifti Beckham janë shembulli më i mirë për fëmijët e tyre, pasi krahas angazhimeve dinë të përkushtohen në maksimum për fëmijët e tyre.




