Veliaj: Rikonstruktojmë 23 kopshtet e Tiranës brenda vitit

Pas 18 vitesh mungesë ndërhyrjeje kopshti nr 20 në Tiranë do të marrë një pamje krejtësisht të re. Kjo falë bashkisë së kryeqytetit e cila synon që ta shndërrojë atë në një ambient të denjë për më të vegjlit e qytetit.Për të inspektuar nga afër punimet ishte kryebashkiaku Veliaj i cili ka theksuar se Kopshti nr. 20 është njëri nga 23 kopshtet që po i nënshtrohen rikonstruksionit gjatë këtij viti.“Ky është viti i parë që Bashkia e Tiranës ka marrë në administrim, jo vetëm asetet, por edhe burimet njerëzore në kopshte. Duam që siç stafi ynë shërben me të njëjtën cilësi dhe pasion, po ashtu edhe ndërtesat të dhurojnë të njëjtat kushte cilësore për fëmijët, sepse qytetarët e Tiranës na kanë besuar gjënë e tyre më të shtrenjtë”, tha Veliaj.Kryebashkiaku Veliaj bëri me dije Bashkia e Tiranës sapo ka miratuar 11 vendet ku do të ndërtohen këndet e lojërave nëpër lagjet e qytetit."Bashkia e Tiranës sapo ka miratuar të 11 vendet ku do të ndërtohen këndet e lojërave nëpër lagjet e qytetit. Ne nuk duhet të zgjedhim mes një këndi të madh lojërash apo këndeve të vogla nëpër lagje. Ne do të bëjmë, edhe këndin e madh, edhe këndet e vogla nëpër lagje, sepse besojmë që nuk duhet të kursejmë asnjë mundësi që kemi që fëmijët e Tiranës të kenë një fëmijëri që ja vlen të mbahet mend”, tha Veliaj.Përveç kopshtit në 20 Veliaj bëri me dije se  do të ndërhyhet edhe në godinat e kopshteve të tjera të njësisë administrative nr. 3 /Oranews.tv/