12 vjeçarja mjeshtëron artin e kërcimit vetëm duke përdorur Youtube
Ata që e kanë provuar e dinë me siguri sa e vështirë është të mësosh diçka të re vetë.Adilyn Malcom, një vajzë 12 vjeçare ka treguar një shembull se nëse dëshira juaj është mjaftueshëm e madhe dhe jeni gati të punoni shumë, mund të arrini rezultate mahnitëse pa dalë nga dhoma juaj.Ajo është frymëzuar nga kërcime dubstep dhe filloi të shihte video kercimi në Youtube, teksa përpiqej të memorizonte dhe të përsëriste lëvizjet.Adilyn thotë se Youtube është një mjet shumë i përshtatshëm: gjithmonë mund ta ndaloni, ta ktheni prapa dhe të rishihni çdo lëvizje kërcimi që keni nevojë. Nuk do e kishit një mundësi të tillë nëse merrnit mësime kërcimi.Shihni sa e talentuar është ajo tani, vetëm pas 8 muaj praktikë.Shembulli i saj është vërtet frymëzues.
/Oranews.tv/