Kasti i mjuzikëllit "Hamilton" në Shtëpinë e Bardhë

Kasti i hitit të broadway, shfaqja "Hamilton", një mjuzikëll biografik rreth një jetimi të rritur në Karaibe e që u bë sekretari i parë i thesarit në Amerikë, ka performuar këtë herë në Shtëpinë e Bardhë, pas një ftesë të marrë nga vetë presidenti Barack Obama.Çifti Obama e ka deklaruar publikisht se janë fansa të mëdhenj të këtë hiti dhe ftuan edhe nxënës të shkollave pranë Shtëpisë së Bardhë që të bashkohen me ta, për të shijuar këtë shfaqje.Performanca në Shtëpinë e Bardhë shënoi edhe rikthimin e krijuesit të shfaqjes, performuesit dhe kompozitorit latin Lin-Manuel Miranda.Miranda debutoi një këngë nga krijimi i fundit."Hamilton është shndërruar në fenomen, në një hit të vërtet, që ka shkaktuar një stuhi në Broadëay, duke tërhequr vëmëndjen e të gjithë amerikës, duke fituar dhjetëra cmime" tha Obama."Në fakt Hamilton, jam shumë i sigurtë, është e vetmja gjë për të cilën unë jam në një mendje em Dick Cheney" shtoi presidenti."Kjo shfaqje na kujton neve se kombi ynë është ngritur nga njerëz të mëdhenj. Ndaj unë dhe Michele donim që ta sillnim këtë performancë në shtëpinë e bardhë. Hamilton është një histori për të gjithë ne" tha Obama.Sipas historisë, hamilton u vra në vitin 1804 gjatë një dueli me zv.Presidentin Aaorn Burr.Zonja e parë Michele Obama tthotë se shfaqja është e suksesshme sepse humanizon një ikonë amerikane."Përmes Hamilton, Lin Manuel na sjell të gjithë dramën, lavdinë, zemërthyerjen që vjen në historinë tonë kombëtare dhe na tregon se ikonat në librat tona të historisë, na sjellin ndriçimin e vërtetë. Ndaj Hamilton na mëson neve historinë, në mënyrën që duhet të mësohet" tha ajo.Mjuzikëlli, që përdor muzikën rap, jazz dhe baladat për të treguar historinë e Hamilton,. Ka fituar dhjetëra çmime, mes të cilave më i rëndësishme çmimi Tony Warad në maj të vitit të shkuar./Oranews.tv/