Foka bebe 55 cm "marros" mijëra vetë në Japoni
Rrotullohej dhe kënaqej me shikimet e vizitorëve. Bëhet fjalë për një fokë bebe, që erdhi në jetë në një akuarium në lindje të Tokios e që është bërë qendra e vëmendjes.Foka e vogël qëndron në të njëjtën zonë me nënën e tij.Ajo ka lindur më 21 shkurt, është vetëm 55 cm e gjatë dhe peshon vetëm 4 kg. Është më e vogël në fakt se zakonisht, në krahasim me fokat e tjera të lindura nga e njëjta nënë."Do doja të rrija këtu për një kohë të gjatë që ta shihja. Është shumë e lezetshme dhe më pëlqen ta shoh si rri me nënën e saj" tha Yuka Matsuoka, një mësuese 38 vjeçare, vizitore në këtë akuarium.Një 5 vjeçar, që vizitoi fokën e vogël, , Yuta Chichihashi tha se pëlqente mënyrën sesi foka lëvizte."Ju e shihni, mënyra si rrotullohet është shumë e bukur" tha ai.Foka bebe me gjini femër, është krejtësisht e bardhë që nga lindja dhe dalëngadalë do të fillojë të marrë ngjyrë gri dhe do ta humbasë ngjyrën e ndritshme, bredna 8 javëve të para të jetës.Përgjatë kësaj kohe, bebja do të nisë dalëngadalë të shkëputet nga nëna e tij.Deri sa të rriten plotësisht, fokat arrijnë peshën 50-70 kg dhe rriten deri në 3 metra. Ato mund të jetojnë deri në 40 vjet./Oranews.tv/