13 mln amerikanë rrezikohen nga rritja e nivelit të ujit
Numri i njerëzve që mund të zhvendosen nga rajonet bregdetare të SHBA-ve për shkak të rritjes së nivelit të ujit brenda këtij shekulli, si pasojë e ndryshimeve klimaterike, do të jetë më i madh nga sa ishte parashikuar më herët. Bëhet fjalë për rreth 13 milionë amerikanë që do të jenë në rrezik për shkak të rrijes me 1.8 metër të nivelit të ujit, ku sipas shkencëtarëve, 6 milionë do të duhet të zhvendosen nga bregdeti i Floridas.Shkencëtarët dhe kërkuesit i kanë rritur parashikimet, sipas skenarit për ndryshimet në nivelin e detit deri në vitin 2011, nga Administrata amerikane oqeanike dhe atmosferike, për trendet e rritjes së nivelit të ujit në shtetet bregdetare dhe projeksionet për zonat me nivel më të lartë të rrezikut.Florida, për shkak të popullsisë, rrezikohet më shumë se cdo shtet tjetër, pasi 6.06 milionë banorë të saj mund të preken nga rritja e nivelit të ujit deri në 2 metër, pasuar më pas nga Louisiana me 1.29 milionë vetë në rrezik dhe California me 1 milionë.Të tjera shtetet që mund të preken rëndë nga një impakt dhe skenar i tillë janë Nju Jorku me 901 mijë vetë në rrezik, Nju Xhersi me 827 mijë, Masacusets me 428 mijë, Teksas me 405 mijë, Karolina e Jugut me 374 mijë dhe Karolina e Veriut me 298 mijë banorë që mund të zhvendosen.Këto parashikime janë 3 herë më të larta nga parashikimet e bëra me herët nga shkencëtarët.Një nga shkencëtarët e grupit të studimit, profesori i Universiteteit të Xhorxhias, Deepak Mishra, tha se zhvendosja do të jetë e para e këtij lloji në SHBA."Është diçka krejt e re sepse zhvendosjet që ne kemi parë më parë, kanë qënë kryesisht në ishuj të vegjël por jo në shtete të tëra. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë".Sipas studimit, më shumë se ¼ e banorëve në zonat e qendrat e mëdha urbane si Majemi apo Nju Orleans, mund të përballen me përmbytje të zonave ku ata banojnë."Shifrat mund të jenë drastike në shumë shtete dhe ende nuk është menduar se si do të veprohet sepse bëhet fjalë për një periudhë të gjatë 85 vjeçare. Por ky studim i jep mundësinë politike bërësve të kenë kohë mjaftueshëm në dispozicion të hartojnë plane të qarta, të ndërtojnë insfraktrukturën e duhur dhe të edukojnë popullsinë, duke rritur paralajmërimet" tha Mishra.Në 2 shtete të mëdha, do të duhet të zhvendosen më shumë se 80% e popullsisë dhe banorëve: në Florida dhe Karolinën e Veriut./Oranews.tv/