Vajza adoleshente e Madonës pozon për fushatën e Stella McCartney
Vajza adoleshente e Madonës, Lourdes Leon ka treguar se ka fuqinë e një ylli si dhe mamaja e saj pasi ka tërhequr vëmendjen në fushatën e re të parfumit të Stella McCartney.Studentja 19 vjeçare, modele dhe stiliste ka pozuar krahë muzikantes kanadeze Grimes, aktores Amandla Stenberg dhe aktivistes së kafshëve Kenya Kinski-Jones për lançimin e parfumit të stilistes së fashme britanike, ku dhe shfaqet pa makeup.Bukuroshja e cila njihet dhe ndryshe si Lola për miqtë e saj dukej tepër mahnitëse me flokët e saj të pupurt dhe gri. Në njërën prej fotove modelja është fotografuar duke mbajtur gishtat me tatuazh pranë buzës sikur të ishte duke pirë cigare.“Shumë të lumtur që kemi Lolën në skuadrën e POP!”- shkruan McCartney krahë portretit të Lourdes në Instagram."Ajo është një vajzë e re e pavaruar, frymëzuese dhe me shpirt të lirë. Pavarësisht se është rritur duke patur gjithmonë vëmendje, ajo ka qëndruar me këmbë në tokë”. – vazhdon ajo.
/Oranews.tv/