Miu sa një fëmijë 4 vjeç

Inspektuesit e kafshëve kanë ndërprerë punën e tyre kur një mi gjigant u gjet në një kënd lojrash të Londrës këtë të enjte.Krijesa ka përmasat e një fëmije 4 vjeç.Inxhinjeri i gazit, Tony Smith, 46 vjeç e pa miun 1.2 metra të gjatë ndërkohë që po punonte në një bllok pallatesh në mes të Londrës.Miu mutant i cili u gjet në një shkurre të këndit të lojrave të fëmijëve peshon 11 kg.Z.Smith u ndihmua nga miku i tij elektriçist James Green për të mbajtur kafshën ndërkohë që ai bëri foton.“Ky është miu më i madh që kam parë në të gjithë jetën time.Ne do ta hidhnim në koshin e plehrave por menduam që më parë t’i bënim një foto që njerëzit të na besonin që ishte i vërtetë”- tha ai për Telegraph./Oranews.tv/