Frymëzohet nga Kylie Jenner, i fiksuari pas Kardashian bën implant mjekrën
Një admirues i Kim Kardashian i cili shpenzoi 100 mijë paund në operacione plastike për tu dukur si udhulli i tij tanimë e ka kthyer vëmendjen e te motra e saj.Jordan James Parke, 24 vjeç ka zbuluar se ndërhyrja e tij e fundit është ajo në mjekër e frymëzuar nga mjekra e mprehtë dhe karakteristike e Kylie Jenner, si dhe një operacion i dyrë në hundë për të patur profilin e Kim.Grimieri nga Manchester i është nënshtruar ndërhyrjeve në hundë, mjekër,nofull dhe qafë të kryera në Poloni të cilat i kanë kushtuar atij 3 mijë paund.“E adhuroj mjekrën e Kyle Jenner. Është kaq karakteristike dhe e mprehtë kështu që i bëra një foto dhe ja tregova kirurgëve”- u shpreh Parke për Daily Mail.Përveç 50 injektimeve me lipfiller në buzë, Jordan i cili e nisi transformimin e tij 4 vite më parë, ka bërë gjithashtu tatuazh vetullat, heqje të qimeve me lazer dhe botox.

/Oranews.tv/